S’ka fitues në “Elbasan Arena”, Laçi ndalet nga Iskra

159
Sigal

Laçi nuk shkon më shumë se barazimi në “Elbasan Arena” kundër Iskra-s në ndeshjen e raundit të parë të UEFA Conference League. Kundër malazezëve, skuadra e Shpëtim Duros dominoi pjesërisht dhe pretendoi në dy raste për 11-metërsha por kryesori nuk ishte i të njëjtit mendim.

Akinyemi në minutën e 67 dhe një rast i dyshimtë në pjesën e parë për një prekje të topit me dorë e nxehën ndeshjen që Laçi e interpretoi me gazin në maksimum.

Guindo dhe Zarubica që nga minuta e parë ndërsa Mazrekaj shumë aktiv në repartin e avancuar krijuan shumë por morën pak.

Dëmtimi i Spahiut dhe hyrja në fushë e nigerianit Babatunde nuk ndryshoi asnjë bilanc në fatet e ndeshjes ku Laçi rrezikoi shumë pak në aspekin difensiv por pati vështirësi për të çarë murin mbrojtës të malazezëve.

Ndeshje e hapur pa asnjë favorit për të vazhduarë tej. Laçi do ta luajë kualifikimin në Malin e Zi pas një jave.