Formacione zyrtare/ Brdaric dhe Ramadani zgjedhin titullarët, Vllaznia favorite ndaj Egnatias

306
Sigal

Java e 17-të e Kategorisë Superiore nis me sfidën e “Loro Boriçit”, Vllaznia – Egnatia, ku do të përballen dy skuadrat me objektiva të ndryshme.

Kuqeblutë duan patjetër suksesin pas atij barazimi 0-0 me Tiranën, ku skuadra e Brdaric meritonte shumë më tepër, ndërsa rrogozhinasit në sfidën e parë të këtij viti humbën thellë 0-3 përballë Partizanit.

Vendasit, kuptohet janë favoritë absolutë, por në futboll gjithmonë ka befasi. Takimi i fazës së parë në Rrogozhinë u mbyll 1-1. Golit të Isenit iu përgjigj në fundin e pjesës së parë Latifi me 11-metërsh.

Formacionet:

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta ,Adili, Fallou, Bulatovic, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Gjurgjevic, Aralica. Trajner: Thomas Brdariç.

Egnatia: Puja, Imeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Michael, Iseni, Levendi, Ademi, Jackson, Magani. Trajner: Zekirija Ramadani.