Shtanget Bayern Munich, gjigantët e Europës arrijnë marrëveshjen me Lewandowski-n

171
Sigal

Robert Lewandowski është shumë afër Barcelona-s. Sipas së përditshmes spanjolle Sport, klubi katalanas dhe sulmuesi polak duket se kanë arritur një marrëveshje në vija të përgjithshme për kohëzgjatjen e kontratës dhe rrogën.

Duke parë se kontrata e polakut me Bayern-in skadon në 2023-shin, Barcelona duhet të bëjë një ofertë mes 50 dhe 60 milionë euro.

Në 37 ndeshje të luajtura në këtë sezon me bavarezët, Lewandowski ka shënuar 45 gola dhe ka dhënë katër asiste.