Shkrumbohet nga flakët stani në Maliq/ Ngordhin më shumë se 40 bagëti, dëmi i konsiderueshëm (FOTO)

Maliq – Merr flakë ambienti ku mbante bagëtitë Petrit Fasho, banor i fshatit Kakaç të Maliqit.

Ndërtesa është shkrumbuar totalisht ndërkohë që gjithë bagëtitë e fermerit kanë ngordhur, një viç e më tepër se 40 kec.

NOA

Dëmi është i konsiderueshëm, ndërkohë Zjarrfiksja ka bërë të mundur fikjen e flakëve sapo ka arritur.