Petrit Vasili: Skaneri i errët i policisë, ku krerët gjallojnë mbi antiligjin!

146
Sigal

Nga Petrit Vasili

Ministria e Brendeshme dhe Policia, qe vepron dhunshem e kriminalisht jane kthyer ne armike te qytetareve.

Ngjarjet jane shume te renda dhe keta as nuk japin doreheqjen, as nuk largohen, por vetem projektojne krimin e radhes
Ja Skaneri i erret i tyre i policise:
⬛️ Nje i ndaluar humb jeten ne komisariatin e Kamzes.
⬛️ Ne protesta horra me xhupa te zinj rrahin, dhunojne e arrestojne qytetare, gazetare e gra gjoja ne emer te policise.
⬛️ Klodian Rashen policia e qelloi me plumb pas shpine dhe policia genjeu kriminalisht per te verteten.
⬛️ Shefat e policise u thone horrave pa uniforme te kene kujdes nga kamerat dhe mediat, qe horrlleku shteteror te fshihet dhe te mos merret vesh.
⬛️ Civile me xhupa nxjerrin zvarre dhe dhunojne qytetaret pa kursyer, te moshuar, femije dhe fra shtatzena, kur u prishen ne menyre te paligjshme shtepite.
⬛️ Gazi i policise mbyt kafsherisht protestat dhe hyn ne mijra banesa qytetaresh.
⬛️ Merr flake Komisiariati i Kamzes sikur te ishte nje dyqan i rendomte ushqimesh, pra ç’organizimi eshte teper i rende.

Ky Skaner asgjesues eshte e verteta e madhe e drejtimit antiligj te policise.