Shqipëria pa trajner, ja kush pritet të jetë pasuesi i Edi Rejës

125
Sigal

Edi Reja është larguar nga drejtimi i Kombëtares shqiptare dhe momentalisht kuqezinjtë janë pa trajner. Ndërkohë, shumë emra të tjerë janë përfolur muajin e fundit, si kandidatë për të marrë stolin e kuqezinjve.

Nga Luixhi di Biaxho, Esteban Kambiaso, i cili ishte për vizitë edhe në Tiranë, apo edhe Marko Xhampaolo, i cili ka drejtuar Milanin.

Po ashtu edhe Besnik Hasi që është përfolur shumë, ka dalë sërish në skenë për të drejtuar ekipin kombëtar.

Në ditët në vijim pritet edhe njoftimi zyrtar se cili do jetë timioneri i ri i Kombëtares shqiptare.