Shqipëri-Turqi/ Të gjithë drejt ‘Loro Boriçit’, trafik i rënduar në superstradë

502
Sigal

Dyndja e tifozëve drejt Shkodrës për të mbështetur kombëtaren në sfidën përballë Turqisë që do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”  ka krijuar trafik të rënduar përgjatë superstradës në hyrje dhe dalje të qytetit të Lezhës.

Radha e automjeteve shkon mbi 1 km, ndërsa policia rrugore është e pranishme për të normalizuar lëvizjen.

Ndeshja Shqipëri-Turqi, e vlefshme për eleminatoret e Euro 2020 starton në ora 20:45 dhe sipas raportimeve nga FSHF pritet që në stadium të jenë mbi 10 mijë tifozë