Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për fazën e 1/16 në Europa League. Pas shortit të hedhur për më të mirat e kontinentit në Champions League, ishte rradha e skuadrave që luajnë në Europa League në këtë fazë.
Për të tretin vit rradhazi do të kemi një përballje mes Romës dhe Feyenoordit. Pas finales së Tiranës dhe çerekfinales spektakolare vitin e shkuar, edhe këtë vit kjo përballje mes dy teknikëve Arne Slot dhe Jose Mourinho pritet të jetë me shumë emocione.
Nga ana tjetër, kuqezinjtë e Milanit që erdhën si vendi i tretë në grupet e Champions League do të luajnë kundër francezëve të Rennes, që zhvilluan një fazë të mirë në grupet e Europa League.
Ndërsa Galatasaray do të përballet me Spartën e Pragës. Përballje e fortë pritet të jetë edhe mes Shaktar Donetsk dhe Marseille.
Shorti i plotë:
Feyenoord vs Roma
AC Milan vs Rennes
Lens vs Freiburg
Young Boys vs Sporting
Benfica vs Toulouse
Braga vs Qarabag
Galatasaray vs Sparta Prague
Shakhtar Donetsk vs Marseille
Në këtë fazë nuk do të luajnë ato skuadra që u renditën si të parat e grupeve në Europa League. Ato do të ndeshen një fazë më tutje me ekipet e kualifikuara.