Sherr masiv përpara sfidës Sociedad-Betis, 5 tifozë përfundojnë në spital

148
Sigal

Real Sociedad pret Real Betis në shtëpi, sfidë e vlefshme për javën e 32-të në La Liga.

Dy skuadrat po zhvillojnë një sezon shumë të mirë dhe ëndërrojnë kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Për të ndezur atmosferën kanë menduar tifozët vendas, të cilët kanë sulmuar një grupim të tifozëve të Betisit.

“Noticias de Guipuzcoa” raporton se rreth 50 ultras baskë kanë ushtruar dhunë ndaj 20 miqve të ardhur nga Andaluzia.

Përplasja e dhunshme ka ndodhur afër stadiumit “Reale Arena” dhe pesë tifozë të Betisit kanë përfunduar në spital nga goditjet e marra.

Policia baske ka lëshuar një deklaratë, aty ku thekson se ka arrestuar dy tifozë 25-vjeçarë të Real Sociedad.