Palacio mund të largohet nga Interi

495
Një sulmues mund të largohet nga skuadra e Interit. Mësohet se argjentinasi Rodrigo Palacio nuk ka pasur hapësirat e duhura këtë vit tek skuadra zi kaltër.
Sigal

Sakaq, në adresë të tij ka ardhur një ofertë tunduese nga kampionati kinez, gjë që ka lënë hapësirë për tu menduar largimi.

Skuadra kineze Jiangsu ka dërguar ofertë në drejtim të tij ku në rast transferimi do t’i përfitonte katër milionë euro në stinor. 34-vjeçari ka kontratë me Interin edhe për një vit tjetër.