Messi komplimenton Ronaldon: Ishte fantastik, Juve më surprizoi

440
Sigal

Lionel Messi ju kundërpërgjigj mjaft mirë Ronaldos, dje në mbrëmje duke shënuar dy herë ndaj Lyon për ta ndihmuar ekipin e tij që të fitonte 5-1. Në përfundim të takimit, “Pleshti” nuk la pa komentuar performancën e Cristianos, duke vlerësuar maksimalisht portugezin dhe duke e cilësuar diçka të jashtëzakonshme atë që ai bëri në fushën e lojës.

“Të them të drejtën prisja që Atletico të tregonte më shumë forcë dhe u befasova me kalimin e Juventusit, Por italianët u treguan vërtetë të zotët në atë takim dhe Ronaldo ishte fantastik, duke shënuar të 3 golat e kualifikimit”, tha Messi.

Pas shumë vitesh përballje mes tyre në kampionatin spanjoll, këtë sezon Ronaldo u transferua në kampionatin italian, por fati mund të rikthejë rivalitetin mes tyre në Ligën e Kampionëve.

“Në fakt të gjitha skuadrat që kanë arritur deri këtu, janë shumë të forta, pasi jo më kot janë në çerekfinale. Nuk kam preferenca për shortin, pasi nëse do të fitosh Championsin, më herët apo më vonë, duhet t’i mposhtësh të gjithë”, deklaroi ylli argjentinas.