Shënoi gol ndaj Specias, flet Lautaro: Unë dhe Lukaku kundër të gjithë botës! Do të luftojmë për të fituar gjithçka

203
Sigal

Interi fitoi ndeshjen e dytë të kampionatit ndaj Specias me rezultatin 3-0 në stadiumin “Giuseppe Meazza”, falë golave të Lautaro Martinez, Hakan Çalhanollusë dhe Hoakin Korreas. Pas triumfit në mikrofonat e “SKY Sport” është prononcuar sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, i cili ka treguar emocionet e këtij takimi dhe rikthimin e “Lu-La”-s vendimtarë për Interin:

Lukaku – “Jam i lumtur që Lukaku është rikthyer te Interi. Sapo ka mbërritur kemi biseduar dhe i kemi thënë njëri-tjetrit se do të duhet që të luftojmë kundër të gjithëve. Kemi folur edhe për ditën kur ai u largua nga Interi. Jam i lumtur që është sërish me ne, është i nevojshëm dhe i jep gjithmonë një dorë skuadrës.”

Fitorja ndaj Specias – “Jemi përballur me një skuadër kompakte. Kemi bërë një punë të mirë, ka ende rrugë për të përshkuar.”

Objektivat sezonalë – “Nuk e di nëse jemi më të fortë se sezoni i kaluar, por jemi duke u përmirësuar. Do të luftojmë për të fituar gjithçka. Në repartin e avancuar jemi katër sulmues të mirë, do të duhet që të shfrytëzojmë karakteristikat tona.”

Skriniar – “Jam i lumtur që do të qëndrojë. Skriniar është shumë i rëndësishëm dhe këtë e dinë të gjithë.”, përfundoi Lautaro Martinez.