Shehi: I kënaqur me modulin e ri, koha t’i japim meritat Egbo-së

279
Sigal

Kukësi mori një fitore të thjeshtë 3-1 në ndeshjen e kthimit të Kupës, duke siguruar një biletë për në gjysmëfinale. Trajneri Shehi në intervistën pas ndeshjes u shpreh i kënaqur me lojën e ekipit, ndërkohë që lavdëroi trajnerin Egbo, i cili sipas tij ka bërë një punë fantastike. “Vinim nga një ndeshje shumë e keqe dhe këtë ndeshej e vlerësuam maksimalisht për të marrë më të mirën. Kush merret me futboll e di që kur merr fitore edhe gjendja psikologjike rregullohet. Situata? Jetojmë në një botë që ka vështirësi, por këto kalohen duke qenë të gjithë baskë dhe t’i kalojmë së bashku. Unë sot doja një skuadër me grintë. Synimi ishte vetëm fitorja, pasi e thashë edhe më parë fitorja sjell entuziazëm. Dukë hedhur në fushë lojtarët më të mire, unë u përpoqa për të provuar një modul tjetër, për të parë se kush është më i mirë. U përpoqa t’i aktivizoja të gjithë lojtarët. Humbja me Laçin? Pas pandemisë, unë mendoj se të fitosh 5 dhe të humbësh 1, pavarësisht se ishte ndeshje deçizive, por mund të them se kjo ndodh në futboll. E rëndësishme është që të rikthehemi aty ku ishim. Ndryshuam modul sot, dhe realisht më ka pëlqyer skuadra me atë që tregoi. Për të ardhmen me këtë modul, do të shikojmë dhe më pas do vendosim. Nuk kemi kohë për të bërë hapa fals dhe nuk duhet të bëjmë eksperimente. Puna e Egbo? Po bën një punë shumë të mirë dhe nuk ka se si mund të mos i japësh merita. Do merita pasi ai i meriton ato. Jepi Çezarit atë që meriton Çezari, do thosha në këtë moment”, u shpreh Shehi.