Zgjedhja e anëtarëve të KQZ, Këshilli Politik bie dakord me formulën e propozuar nga PD

301
Sigal

Këshilli Politik bie dakord mbi formulën e propozuar nga PD për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.

Referuar burimeve, dakorëdësia është arritur me ndryshim mbi të drejtën e vetos së përfaqësuesit të opozitës së bashkuar në Komisionin e Posacëm Parlamentar. Mësohet se, PS nuk pranoi përcaktimin se në Komisionin e Posacëm Parlamentar, pjesë e së cilës do jetë edhe një përfaqësues i opozitës së bashkuar.

Ky përfaqësues do ketë të drejtën e vetos në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ. Formula e cila përfshin një përfaqësues të opozitës së bashkuar në Komisionin e Posacëm Parlamentar, do jetë si dispozitë kalimtare që do jetë vetëm për zgjedhjet e ardhshme.

Aktualisht Këshilli Politik po diskuton mbi të drejtën e votës së emigrantëve. Mësohet se modalitetet për votën e emigrantëve do i takojnë KQZ.

Mbledhja ka nisur që në orën 17:00 dhe vijon ende.