Berisha: Akuzat ndaj individëve nuk zbehin luftën çlirimtare të Kosovës

313
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas akuzave për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Berisha tha se akuzat ndaj individëve nuk e zbehin luftën çlirimtare të Kosovës. “Akuzat ndaj individëve të veçantë nuk mund të zbehin luftën çlirimtare të Kosovës si faqen më të ndritur të qëndresës shqiptare për liri e dinjitet kombëtar, që nga luftërat e Skënderbeut. Uroj që të akuzuarit të provojnë para botës pafajësinë e tyre. Vlerësoj vendimin e z.Thaçi për të mos përfaqësuar Kosovën në takimin e Uashingtonit,” shkruan Berisha.