“Shaqirit, Shaqirit!” Van Dijk urdhëron t’ia lënë shqiptarit aksionin e golin

668
Sigal

Liverpooli fitoi me shumë vuajtje ndaj Newcastle në transfertë me rezultatin 2-3 mbrëmjen e së shtunës. Rezultati ishte i mbërthyer në shifrat 2-2 deri në minutën e 86′ kur Origi shënoi pas një krosimi të Shaqirit.

Në momentin e goditjes së dënimit u afrua i përzgjedhuri nga trajneri Jurgen Klopp, Tren Alexander-Arnold për të krosuar drejt zonës. Holandezi Van Dijk del nga zona e rreptësisë dhe urdhëron Shaqirin që të marrë përsipër goditjen.

Shtatlarti këmbënguli disa herë deri sa mesfushori me origjinë shqiptare shkoi për të ekzekutuar goditjen e dënimit. Krosimi i Shaqirit ishte përfekt dhe nga këmbët e tij u gatua goli i fitores.