Sfida ndaj Skënderbeut, “Tirona Fanatics” jep detaje për transfertën në Korçë

Tirana do të luajë në fundjavë kundër Skënderbeut në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Një sfidë që pritet me mjaft interes nga gjithë sportdashësit.

“Tirona Fanatics” ka bërë me dije se do të jenë prezentë në stadiumin korçar.

NOA

Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, tifo-grupi bën me dije:

“Në fundjavë udhëtojmë drejt Korçës, aty ku TIRONA përballet me Skënderbeun për ndeshjen e radhës në kampionat. Nisja nga stadiumi “Selman Stërmasi”, në orën 13:00. Bileta e udhëtimit kushton 1500 lekë! Fanatics deri sa të vdes. Bu, bu, bulevard”.