Serie A/ “Zonja e Vjetër” drejt titullit Kampion

333
Sigal

Juventus është skuadra e parë finaliste e Kupës së Italisë për këtë sezon. “Zonja e Vjetër” nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në sfidën e kthimit kundër Milanit, por përfitoi nga barazimi 1-1 i duelit të parë.

Ndeshja nisi me shumë ritëm, teksa në minutat e para iniciativën e kishin bardhezinjtë. Sfida do të merrte emocione që në minutën e 15-të, teksa Conti preku topin me dorë në zonë duke shkaktuar penallti. Nga pika e bardhë Cristiano Ronaldo do të gabonte duke e dërguar topin në shtyllë. Portugezi nuk gabonte një penallti që nga janari i vitit 2019, kundër Chievos.

Pikërisht në këtë aksion, Rebic shkakton një faull të rëndë ndaj Danilos duke u ndëshkuar nga Orsato me karton të kuq. Ekipi i Sarrit shfrytëzon avantazhin numerik për të pasur më shumë topin, por e ka të vështirë krijimin e rasteve për shënim.

Në fraksionin e dytë Sarri bën disa zëvendësime në mesfushë, por që nuk sjellin shumë rezultat. Milani reziston mjaft mirë, madje përpiqet që edhe me 10 futbollistë të rrezikojë në pak daljet që bën. Sarri nuk rezervoi asnjë minutë për Vrionin, që e ndoqi ndeshjen nga stoli, një privilegj që nuk e kishte Ibrahimovic te Milani. Në finale Juventus do të presë fituesin e duelit mes Napolit dhe Interit.