Seria A nis me Inter-Genoa, ja kur zbresin në fushë ekipet e tjera

201
Sigal

Pas hedhjes së shortit për kalendarin e sezonit të ri, Seria A ka miratuar edhe ditët e oraret fikse për dy javët e para të kampionatit, që do të startojë pikërisht të shtunën e 21 gushtit.

Kampionët në fuqi të Interit do të zbresin për herë të parë në fushën e lojës, për t’u përballur me Genoan të shtunën në orën 18:30 në “San Siro”, ndërsa në të njëjtën orë, në “Bentegodi” do të zhvillohet përballja Verona-Sassuolo.

Po të shtunën e 21 gushtit do të luhen edhe takime të tjera si Empoli-Lazio dhe Torino Atalanta, të cilat do të startojnë në orën 20:45, ndërsa të dielën do të luhen 4 takime të tjera dhe dy të mbeturit janë planifikuar për mbrëmjen e të hënës.

Java e parë:

Verona-Sassuolo (e shtunë, 21 Gusht, ora 18:30)

Inter-Genoa (e shtunë, 21 Gusht, ora 18:30)

Empoli-Lazio (e shtunë, 21 Gusht, ora 20:45)

Torino-Atalanta (e shtunë, 21 Gusht, ora 20:45)

Bologna-Salernitana (e diel, 22 Gusht, ora 18:30)

Udinese-Juventus (e diel, 22 Gusht, ora 18:30)

Napoli-Venezia (e diel, 22 Gusht, ora 20:45)

Roma-Fiorentina (e diel, 22 Gusht, ora 20:45)

Cagliari-Spezia (e hënë, 23 Gusht, ora 18:30)

Sampdoria-Milan (e hënë, 23 Gusht, ora 20:45)