Futbolli turk në zi, humb jetën, futbollisti Josef Sural

501
Sigal

Tragjedi e rëndë në futbollin turk. Mbrëmjen e së dielës një minibus që kishte në bord 7 lojtarë të skuadrës së Superligës turke Alanyaspor ka pësuar një aksident tragjik në të cilin ka humbur jetën, futbollisti i kombëtares çeke Josef Sural. Në minibus ishte edhe ish-sulmuesi i Newcastle United dhe përfaqësueses së Senegalit Papiss Cisse, i cili bashkë me 5 lojtarët e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Sural 28-vjeç, u transportua me urgjencë drejt spitalit më të afërt por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. E pabuesueshme sesi një klub profesionist që pozicionohet në vendin e 5-të të Superligës turke nuk ka një autobus për t’u udhëtuar drejt transfertave dhe për të kthyer në Alanya, pasi në gjirin e saj Alanyaspor ka edhe lojtarë që paguhen me miliona euro.

Sipas asaj që ka thënë dhe presidenti i klubit, duket se aksidenti ka ardhur si pasojë e përgjumjes së shoferit. Futbollistët po ktheheshin në Alania, pas transfertës që kishin ndaj Kayserispor me një minibus të marrë me qira.