Kengëtarja Fjolla Morina arrestohet dhunshëm, reagon avokati

134
Sigal

Është ndaluar Fjolla Morina. Avokati Fanol Krasniqi tha se këngëtarja është arrestuar para gjithë lagjes në mënyrë të dhunshme.

“Fjolla Morina është arrestuar në mënyrën më çnjerëzore të mundshme, pasi që te njëjtës i dihet adresa e banimit, madje e njëjta ka edhe nënshtetësi. Fjolla Morina nuk është thirr paraprakisht që të intervistohet apo ti tregohet arsyeja e arrestimit. Ajo është arrestuar para të gjithë lagjes. Ajo nuk pranoi asnjë urdhëresë. Vetëm verbal “Kemi urdhëresë prej shtetit të Shqipërisë se është kërku ekstradimi për veprën të cilën je shpall fajtor”, tha avokati Krasniqi për mediat.

Ai u shpreh se nuk ka marrë asnjë dokumentacion në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e Fjolla Morinës në Shqipëri.

Avokati tha se ndaj këngëtares ende nuk është marrë një vendim i formës së prerë, pasi vendimi i Gjykatës së Kukësit për dënimin me 6 vite burg të Morinës është apeluar nga ana e tyre në Gjykatën e Shkodrës.