Mashtrimi me kredi nga Letonia në Shqipëri, 10 mijë euro kredi në emër…

282
Sigal

Prokuroria e Tiranës do verifikojë me kërkesë të një prokurorie në Letoni, një transfertë bankare të bërë drejt Shqipërisë. Siç thuhet në letërporosi, në emër të një shtetaseje nga Letonia është marrë një kredi e paautorizuar prej 10 mijë eurosh dhe më pas është dërguar në Shqipëri nëpërmjet mashtrimit bankar.

Dagnija Grinvalde një qytetare nga Letonia do të njoftohej se kishte marrë një kredi në ‘Bigbank’, prej 10,165 euro në maj të 2020 dhe disa ditë më vonë, kjo kredi në dy momente është transferuar në një llogari bankare të një banke në Shqipëri.

Autoritetet letoneze me anë të një letër porosie kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve shqiptare për identifikimin e llogarisë bankare që ka përfituar një shumë prej 5 mije euro nga llogaria e shtetases Dagnija Grinvalde.

Sipas verifikime, në emrin e kësaj shtetaseje, është marr një kredi mbi 10 mijë euro dhe më pas këto vlera janë kanalizuar dhe dërguar në një llogari bankare në Shqipëri.

Për këtë shkak dyshohet se shtetas shqiptarë me anë të manipulimit kanë çelur kredi në emër të Dagnija Grinvalde dhe në dy raste këtë vlerë e kanë sjell në Shqipëri.

Hetimet dhe verifikimet do të bëhen nga ana e Prokurorisë së Tiranës për të gjetur emrin e personit që ka llogarinë në Shqipëri si dhe për të marr dëshminë e tij.