Ekipi legjendar gjerman, Shaklke 04, është si shumë të tjerë nga ata që nuk e pranojnë sulmin rus ndaj shtetit ukrainas dhe kështu ka marrë një vendim për ta bojkotuar.
Mënyra se si do ta bëjë këtë është duke hequr nga fanellat e saj sponsorin rus “Gazprom”. Ky vendim është dhënë me kërkesë të Europarlamentarëve të Gjelbër Gjermanë.
Në një postim në faqen zyrtare në Twitter, klubi i Shalkes shkruan: “Duke parë ngjarjet, zhvillimin dhe përshkallëzimin e ditëve të fundit, Shalke 04 heq fjalën GAZPROM nga uniformat”.