Sadiku nuk ndalet, vjen goli i radhës

528
Sigal

Sulmuesi i Kombëtares shënon në fitoren 2-1 të Luganos. Statistikat: pesë gola në shtatë ndeshje

Armando Sadiku nuk ndalet në Challenge League. Sulmuesi i Kombëtares shënoi golin e radhës në fitoren 2-1 kundër Vohlenit. Goli i pestë për elbasanin në shtatë ndeshje, duke qenë kështu ai shënuesi më i mirë i skuadrës, edhe pse ai që e ndjek, zvicerani Matia Botani, dy golat e tij i ka shënuar në 10 ndeshje. Sadiku po tregon se është në top formë, duke ndihmuar skuadrën e tij për të kapur vende më të mira në renditje. Pas një pjesë të parë pa gola, ishte Armando Sadiku ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 72-të me një gol të bukur. Pas dy minutash të tjera, Lugano shënoi golin e dytë me anë të Rafael Silvës (74’). Vohleni shkurtoi diferencën me Zhoao Paivën, dy minuta nga përfundimi i takimit. Pesë golat e tij, Sadiku ua ka shënuar këtyre skuadrave: Vaduzit, Vinterhyrit, Shafhazuenit (2) dhe dje Vohlenit. Po në Zvicër, por për Superligën, Grasshopersi i Amir Abrashit dhe Shkëlzen Gashit humbi 1-0 me Jang Bojsin (java e 14-të).  Mesfushori i Kombëtares, Amir Abrashi, luajti 79 minuta të plota, ndërkohë që Shkëlzen Gashi luajti si zëvendësues nga minuta e 74-të. Me Jang Bojs luajti kosovari Florent Hadergjonaj (90 minuta të plota). Në Bundesligën e Dytë gjermane, FSV Frankfurti i Edmond Kapllanit dhe Odise Roshit pësoi një humbje të hidhur 2-0 më fushën e Zandhauzenit. Trajneri Bëno Mëhleman kishte hedhur nga minuta e parë mesfushorin Roshi, ndërkohë që sulmuesi Kapllani luajti si zëvendësues me fillimin e pjesës së dytë në vend të Gëricit. FSV Frankfurti e mbylli takimin me dhjetë lojtarë. Në kampionatin pokak, Slask Vroklav i Sebino Plakut fitoi 2-1 në transfertë me Lechia Gdanskun. Sulmuesi shqiptar luajti si zëvendëses nga minuta e 62-të, kur skuadra e tij ndodhej në dizavantazh 0-1. Një minutë, pas hyrjes së Sebinos, Slasku shënoi golin e barazimit me anë të Kokoshkës, ndërkohë që Grodziçki realizoi golin e fitores 2-1 në të 81’. Sebino Plaku ka realizuar vetëm një gol në Poloni, pikërisht në fitoren 4-0 kundër Podbeskidzie, ndërkohë që në llogaritë e tij është dhe në gol kundër Bryzhit në Ligën e Europës. Sulmuesi tjetër shqiptar që, aktivizohet në Poloni, Bekim Balaj, ka shënuar 5 gola në 555 minuta lojë (13 ndeshje të aktivizuara). Në Vysha Liga, Vorskla Poltava e Dallkur dhe Januzajt, barazoi 1-0 me Metalistin, kryesuesin e kampionatit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të. Vetëm sulmuesi Adnan Januzaj u aktivizua (90 minuta) në këtë takim, ndërsa mbrojtësi Armend Dallku (kapiten i ekipit) ishte i pezulluar. Në Azerbajxhan, Karabaku i Admir Telit dhe Ansi Agollit fitoi 4-3 me Kabalanë (java e 12-të). Të dy lojtarët e Kombëtares sonë luajtën si titullarë, duke bërë një ndeshje mjaft pozitive. Karabaku kryeson kampionatin azerbajxhanas.

  Lacio e Canës zhytet në krizë

 Lacio e katër shqiptarëve: drejtorit sportiv, Igli Tare, si dhe lojtarëve Lorik Cana, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha, është futur në një krizë rezultatesh. Lacio u mposht nga Xhenoa me rezultatin 0-2 duke thelluar krizën e rezultateve që po kalon. Kuçka (60’) dhe Xhilardino (72’) ishin dy ndëshkuesit e lacialëve në ndeshjet e javës së 11-të të Serisë A. Lorik Cana ishte i pezulluar për takimin me Xhenoan, kurse si zakonisht portieri Ertit Berisha e ndoqi takimin nga bankina e skuadrës së tij, ende në pritje të ndonjë minute në vend të portieri të parë Federiko Marketi. Interi rikthehet tek fitorja duke mundur Udinezen në shtëpinë e kësaj të fundit 0-3. Palasio shënoi golin e parë në minutën e 25 duke hapur serinë e golave për skuadrën zikaltër, dhe vetëm pas katër minutash në të 29 Ranokia shënon edhe golin e dytë. Ishte Argjentinasi, Alvarez ai i cili vulosi shifrat në 0-3 në minutën e 91 pas një kundërsulmi. Në ndeshjet e tjera të seria a, Verona vazhdon të impresionoi me rezultatet e saj kur edhe në javën e 11 ka arritur të fitojë ndeshjen kundër Kaljarit në shtëpi me rezultatin 2-1, duke çuar në 5 numrin e fitoreve në 6 ndeshjet e fundit, ndërsa Sasuolo ka arritur të fitojë në transfertë përballë Sampdoriës me rezultatin 4-3.

 Kampioni i botës ka fituar këtë sezon 11 nga 17 garat në Formula 1. Tani synon rekordin e Askarit

 Fitorja e shtatë rresht, Fetel barazon Shumin

 “Shoferi” më i shpejtë në botë, Sebastian Fetel, nuk ndalet as në Abu Dabi, duke fituar Çmimin e Madh të Dubait, fitorja e shtatë rresht e kampionit të vjetër dhe të ri të Botës në Formula 1. Triumfi i gjermanit të skuderisë Red Bull në Abu Dabi ishte i shtati radhazi për të, duke barazuar dhe idhullin e tij, Mikael Shumaker, i cili ka qenë i vetmi përpara tij që ka mundur të fitojë kaq shumë gara në seri. Një tjetër rekord është tani në fokusin e Fetelit. Është pikërisht rekordi i vendosur nga legjendari Alberto Askari, me italianin që fitoi nëntë gara rresht në vitet 1950, por jo brenda një viti. Askaris i realizoi gjashtë fitoret e tij në vitin 1952 dhe të tre të tjerat në sezonin pasardhës. Nga përfundimi i Kampionatit Botëror të Formula 1 kanë mbetur edhe dy gara, kështu që Feteli e ka të hapur opsionin që të bëhet piloti i parë që e arrin këtë brenda një viti. Piloti gjerman i nënshtroi edhe njëherë rivalët e tij, madje me një dominim që në këtë fund sezoni ka vetëm emrin e skuderisë Red Bull. Në “pole position” doli shoku i tij i skuadrës, Mark Ueber, por kampioni i botës e mori kryesimin që në kthesën e parë duke u shndërruar në një lloj çekiçi për rivalët, aq sa Ueber dhe Rozberg që kompletuan podiumin, u renditën më shumë se gjysmë minuti pas tij. I katërti në finish u pozicionua, Romen Groszhën me Lotusin e tij, që zhvillojë një garë shumë të mirë, ndërkohë që i pesti mbërriti në finish, Fernando Alonso, pasojë dhe e strategjisë kryevepër të Ferrarit, që e lejoi të fitonte plot pesë pozicione, nga starti duke lënë pas Paul di Restën dhe Ljuis Hemilton, që nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Pikë të vlefshme për vendin e dytë në garën e konstruktorëve për vendin e dytë, ku kokëkuqja rivalizon me Mercedes fitoi dhe Felipe Masa, që u pozicionua i teti në finish. Ndërkohë që dhjetëshja e parë u kompletua nga Sergio Perez dhe Suttil. Duke ju rikthyer dhe një tjetër suksesit të Fetel,

 Abramoviç, 45 milion euro për Progba

 Portali sportiv online i televizionit “Eurosport”, bëri të ditur se bosi i Çelsit, miliarderi rus, Roman Abramoviç, e dëshiron me çdo kusht talentin francez të Juventusit, Pol Pogba. Drejtuesit Londinez, në fakt janë duke menduar të ofrojnë 45 milion euro për Pogba, në mënyrë që të mposhtin konkurrencën e skuadrave të tjera. Pogba u formua si futbollist në Akademinë e moshave të Mançester Junaitid dhe ka qenë më shok skuadre me talentin shqiptar, Adnan Januzaj.