Kukësi “ringjallet” në Laç

347

Një penallti e realizuar nga Allmuça në minutën e 94-t i “dhuron” fitoren parë trajnerit Shensoi

Falë një penalltie të gjuajtur saktësisht nga Igli Allmuça në minutën e 94-t të ndeshjes, Kukësi triumfoi 2-1 në Laç, në javën e 10-të të Superligës. Trajneri kosovar me pasaportë turke, Naxhi Shensoi, regjistroi fitoren e parë në stolin e nënkampionëve të Shqipërisë, që hakmerret kështu në një farë mënyre edhe ndaj homologut të tij, Stavri Nica, për atë finale të humbur në Kupën e Shqipërisë, kur Shensoi drejtonte Bylisin. Pas, një krize rezultatesh që sollën e shkarkimin e ish-trajnerit Armando Cungu, Kukësi rigjen vetveten dhe tani sheh dritë në fund të tunelit. Supergoli i Tanushit në minutën e 58-të u duk se do t’u jepte suksesin Laçit të Stavri Nicës, që në pjesën e parë kanë vuajtur presingun e fortë të  nënkampionëve të vendit. Kavajasi Sokol Cikalleshi barazoi me kokë në minutën e 79-të, fillimisht, para se Allmuca të shënonte në limitin e kohës shtesë për rezultatin 2-1, duke u hequr nga duart çdo shans për pikë vendësve. Duhet thënë se loja ka qenë mjaft e fortë, me sulme dhe kundërsulme të shumta në të dyja portat, ndërsa bardhezinjtë kanë goditur edhe tranversën e portierit Koci, që ishte aktivizuar si titullar në këtë ndeshje në vend të Halilajt. Në “Loro Borici”, skuadra ballshiote më simpatike nuk ishte Vllaznia vendase, por Bylisi. Ballshiotët, jo vetëm që barazuan 1-1, por edhe me lojën e zhvilluar. Raste të shumta ka krijuar Bylisi në portën e Vujadinoviçit, sidomos me anë të Izucukut, por përpjekjet e të tijve i ka shpërblyer kavajasi Kuli. Ai, në minutën e 72-të ka siguruar një pozicion ballor me portën shkodrane dhe mbi vijën ballore të zonës së 16-metrave ka lëshuar një silur, duke e dërguar topin në trekëndëshin e Vujadinovicit. Në kahun tjetër, Vllaznia ka qenë larg ndeshjeve të saj të fundit, sidomos në repartin ofensiv, për shkak se Bushiç është mbuluar mjaft mirë nga ballshiotët, ndërsa Hajdari dhe Shtubina, që vinin nga krahët, kanë shpërdoruar jo pak. Loja e miqve ka qenë imponuese për kuqeblutë, sidomos me daljet nga krahët, duke krijuar alarm në prapavijën e Vllaznisë, që kundrejt lojtarëve të shpejtë e driblues si Izucuku është kapur jo pak herë në befasi. Trajneri Canaj është munduar që përmes zëvendësimeve të rikthejë ekuilibrin rezultativ, të paktën, gjëje që ia ka arritur në minutën e 80-të me kroatin Bushic. Njeriu-gol i Vllaznisë bëhet sërish shpëtimtar i kuqebluve, duke evituar humbjen. Megjithatë, barazimi mund të konsiderohet njëlloj frenimi për Vllazninë, teksa po kalonte një moment fantastik në kampionat. Fitorja e fundit ndaj Partizanit në Tiranë kishte bindur edhe pesimistët më të mëdhenj në Shkodër për skuadrën e Agim Canajt. Nga dhjetë ndeshje të zhvilluara deri më tani, ballshiotët kanë grumbulluar 11 pikë, duke qenë larg objektivit për një vend në Kupat e Europës, ndërsa Vllaznia është e treta, me dy pikë më pak se Teuta dhe pesë pikë larg korçarëve. Sulmuesi i Vllaznisë, kroati Tomislav Bushiç, me golin e shënuar ndaj Bylisit u ngjit në kuotën e shtatë golave, po aq sa Daniel Xhafaj i Teutës, dhe tashmë e bashkëkryesojnë që të dy renditjen e golashënuesve.

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA X

Dje,

LAÇI–KUKËSI 1-2

Shënues: Tanushi 58’ / Cikalleshi 79’, Allmuça  90+4’ (pen)

VLLAZNIA–BYLISI 1-1

Shënues: Bushiç 80’ / Kuli 72’

Të shtunën,

SKËNDERBEU–PARTIZANI 3-0

Shënues: Pejiç 32’, 90+3’, Ribaj 90+1

LUSHNJA–BESA   1-0

Shënues: Bjelkanovic 18’

TIRANA–FLAMURTARI   0-2

Shënues: Zeqiri 53’ (pen), 83’

Të premten,

TEUTA – KASTRIOTI   1-2

Golat: Muriqi 38’ / Abraham 45’, Turdiu 59’

RENDITJA

V.Ekipi         N    F    B    H    GSH-GP     P

1 Skënderbeu    10   7    1    2    17-8       22

2 Teuta         10   5    4    1    16-11      19

3 Vllaznia      10   5    2    3    16-10      17

4 Lushnja       10   4    3    3    8-8        15

5 Laçi          10   4    2    4    7-9        14

6 Partizani     10   4    2    4    7-9        14

7 Kastrioti     10   4    0    6    8-10       12

8 Bylis         10   2    5    3    12-11      11

9 Flamurtari    10   4    2    4    10-10      11

10 Kukësi       10   2    4    4    8-11       10

11 Tirana       10   3    1    6    3-10       10

12 Besa         10   2    2    6    7-12       8

 Vlonjatët ia kanë marrë dorën Tiranë në kryeqytet. Kuqezinjtë e Gjokës shohin dritë

 Ky Flamurtar i mund lehtësisht bardheblutë

 Flamurtari duket se ia ka marrë dorën Tiranës në ndeshjet që luhen në kryeqytet. Në harkun e një viti kalendarik e ka mundur plot dy herë, pikërisht me trajnerin Ernest Gjoka në bankinë, duke i shënuar jo pak, por tetë gola: 6-3 në ndeshjen e 16 marsit të këtij viti dhe 2-0, më 2 nëntor (të shtunën), edhe psë në këtë të fundit, vlonjatët luajtën nga minuta e 53-të me një lojtar më pak (karton i kuq i Njazi Lenës). Në fitoren 6-3, autorët e golave të Flamurtarit ishin Muzaka 27’, 68’, Pepa 51’, 70’, Lena 81’, Memelli 90’. Aktualisht, Muzaka luan me Skënderbeun, ndërsa Migen Memelli luan në Arabi me Al-Faisalin, një skuadër që është aktivizuat edhe një herë tjetër. Duke iu rikthyer ndeshjes së të shtunës, Flamrutari fitoi 2-0 me golat e Hair Zeqirit, një mesfushor të talentuar vlonjat, kontigjent i Kombëtares. Flamurtari mori tri pikë me shume vlerë dhe tani skuadra e ka lënë vendin e fundit ne klasifikim duke u pozicionuar katër shkallë më lartë. Gjithsesi, kjo është një fitore më shumë moral, por që i shërben jo pak, pasi në javën e ardhshme, që përkon me ndeshjen me Lushnjën në Vlorë, Flamurtari i ka të gjitha shanset të marrë tri pikët e radhës dhe të ngjitet në kuotën e 14 pikëve, pra në mesin e tabelës. Nuk duhet të harrojmë se, Flamurtarit i janë hequr tri pikë nga klasifikimi, pas incidenteve të tifozëve me presidentin e Skënderbeut, Artan Takja, ndërkohë që vlonjatët me një ekip “baby” kanë mundur Skënderbeun dhe Vllazninë, të cilët renditen përkatësisht në vendin e parë dhe të tretë.

DY NDESHJET E FUNDIT

 02.11.2013

Tirana-Flamurtari 0-2

Shënues: Zeqiri 54’ (p), 83’

16.03.2013

Tirana-Flamurtari 3-3

Shënues: Morina 13’, Taku 36’, G.Lika 42’/ Muzaka 27’, 68’, Pepa 51’, 70’, Lena 81’, Memelli 90’.

KATEGORIA E PARË

Apoloninë e nderon një nigerian

 Apolonia fiton minimalisht ndaj Mamurrasit, duke ruajtur pozicionin që kishte në renditje. Në “Roza Haxhiu”, fierakët e Demirajt i janë falur golit të nigerianit Morris Anayo, shënuar që në pjesën e parë, për të marrë tri pikët e radhës dhe bërë kthesën pas humbjes me Himarën. Qëndresa e Mamurrasit ka qenë e admirueshme, aq sa i ka bërë të djersijnë të besuarit e Demirajt dhe të marrin një fitore sakrifice, me shumë vuajtje. Gjithsesi, ajo që ka më shumë rëndësi ka të bëjë me faktin se Apolonia mbetet e dyta në klasifikimin e Kategorisë së Parë pas javës së 9-të, me dy pikë më pak se Elbasani, ndërsa ndjek në vendin e tretë Pogradeci, me 20 pikë, një më pak se bardhejeshilët.

RENDITJA

1    Elbasani        9    +10  23

2    Apolonia        9    +11  21

3    Pogradeci       9    +9   20

4    Shkumbini       9    +2   14

5    Tomori Berat    9    -1   14

6    Burreli         9    -1   13

7    Butrinti        9    +3   12

8    Tërbuni         9    +2   12

9    Dinamo          9    +0   11

10   Himara          9    +0   9

11   Albpetrol       9    -2   9

12   Kamza           9    -8   8

13   Ada             9    -9   8

14   Veleçiku        9    -8   6

15   Luftëtari       9    -6   5

16   Mamurrasi       9    -2   3