Rrëfehet Messi: Më mungon Xavi dhe Iniesta, por edhe Ronaldo

717
Sigal

Lionel Messi e mbylli sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme, duke u mundur në finalen e Kupës së Mbretit, por ai do të ketë kohë për të harruar këtë zhgënjim në Kupën e Amerikës që fillon nga 15 qershori. Numri 10 i “Albicelestërve” ka dhënë një intervistë për “Fox Sports Radio” në Argjentinë, duke zbuluar objektivat, por dhe mungesat e madh në sezonin e fundit.

“Dua që kur të tërhiqem të kem fituar diçka me Argjentinën. Do të vazhdoj të luftoj për këtë ëndërr. Guardiola ka qenë një mjeshtër për mua, një pararendës mes trajnerëve. Më Mungojnë Xavi, Iniesta, janë dy lojtar fitues. Neymar? Është një fenomen, dëgjohemi shpesh në Whatsapp.

Ronaldo? Kur u largua, thashë se humbja e tij do të dëmtonte Realin. Por kjo do të kishte ndodhur te të gjitha ekipet, një lojtar si ai mungon në La Liga, sepse lojtarët e mëdhenj e bëjnë kompeticionin më të mirë: ne u përpoqëm t’i kalonim dhe të përmirësohemi edhe më shumë”, deklaroi Messi.