Fitorja 6-1 e Barçës ndaj PSG detyron francezët të fusin në fjalor fjalën “remuntada”

312
Sigal

Fjala “remontada” do të hyjë zyrtarisht në fjalorin francez në vitin 2021. “Le Point” raportin se fjala është importuar nga Spanja tre vite më parë kur Barcelona mposhti Paris Sën Zhërmenin me rezultatin 6-1 në 1/8-at e Champions League në një nga përmbysjet më të jashtëzakonshme në historinë e kësaj veprimtarie dhe që në Spanjë njihet me termin “remuntada”.

Kuptimi i fjalës do të jetë “një fitore e papritur për një skuadër apo një lojtar në cilëndo veprimtari. Rikthim me përmbysje fitore spektakolare e një partie apo një politikani pas një humbjeje të mëparshme elektorale” dhe do të futet në “Larousse”, fjalori më i famshëm i Francës.