Rrahu një futbollist, Pepe e pëson keq, pritet të dënohet me 2 vite skualifikim

226
Sigal

Telashe të reja për Pepen. Mbrojtësi i Portos dhe i kombëtares portugeze, ka përfunduar sërish në sy të stuhisë, por këtë herë, mund ta paguajë shtrenjtë sjelljen e tij të keqe.

Ish-lojtari i Real Madridit, në fakt, është përfshirë në një maksi-përleshje, që shpërtheu në fund të ndeshjes së 11 shkurtit kundër Sportingut të Lisbonës, shumë e rëndësishme për klasifikimin si i pari dhe i dyti në kampionatin portugez.

Barazimi 2-2 nuk i pëlqeu të dyja skuadrat në përfundim, ndaj në bilbilin e trefishtë të gjyqtarit, shpërtheu një trazirë, ku u përfshinë edhe drejtues e fotografë. Gjithçka përfundoi me 4 të përjashtuar me kartonë të kuq, duke përfshirë edhe vetë Pepe.

Mbrojtësi i Portos, sipas “A Bola” është në rrezik të madh për një episod të rëndë sjelljeje të dhunshme: ai dyshohet se ka shkelmuar një trajner apo zyrtar kundërshtar. Një gjest, që sipas rregullores disiplinore të ligës portugeze, mund ta çojë lojtarin e kombëtares luzitane në skualifikim nga 2 muaj deri në 2 vjet.