Roma dhuron spektakël, Abraham realizon golin më të shpejtë në historinë e Seria A

132
Sigal

Roma fiton derbin ndaj Lazios duke dhuruar spektakël. Skuadra verdhekuqe vazhdon kështu garën për një vend ne Evrope, teksa është ende edhe ne Conference League.

Një ndeshje qe ka pare protagonist Tammy Abraham me golat e tij.

Pjesa e parë e derbit të kryeqytetit është një dominim i vërtetë romanist në praninë  e një Lazio tërësisht te gjunjëzuar.

Verdhekuqte shkojnë në pushim me tre gola ne avantazh, të cilët mund të ishin edhe më shumë.

Skuadra e Mourinhos dukej totalisht gati dhe mbërrinte kudo e para, te çdo kontrast loje apo top.

Me pak fjalë, dominon kudo. Dhe entuziazmi në tribuna është ngritur në qiell, aq sa edhe para përfundimit të pjesës së parë, ka ‘olé’ nga Curva Sud e Romes, të cilat zakonisht dëgjohen në fund të lojës me një rezultat te arritur tashmë.

Jose Mourinhos nuk i kane pëlqyer aspak këto festime të parakohshme dhe tallje për kundërshtarin dhe kështu është inatosur me fansat e tij, duke tundur krahët

U deshën vetëm 56 sekonda qe Tammy Abraham te realizoje golin me te shpejte ne historinë e derbit ne Serie A duke befasuar Strakosha edhe pasi krosimi i Pellegrinit bën qe topi te kape traun e portës.

Roma dyfishon në minutën e 22-të dhe firma është ende e Tammy Abraham.

Në minutën e 40 është 3-0 e Romës! Ekzekutim i mrekullueshëm me këmbën e djathtë të Lorenzo Pellegrinit ne goditje denimi.

Topi kaloi mbi barrierë dhe shkon aty ku Strakosha nuk mundet te mbërrije me gjithë kërcimin e tij te madh.