Reali triumfon ndaj Gironas dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës

507
Sigal

Real Madridi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit pasi mposhti edhe në ndeshjen e dytë Gironën me rezultatin 1-3.

Karim Benzema shënoi dy gola (27 , 43′), ndërsa tjetrin e realizoi Marcos Llorente (73). Për Gironan realizoi Pedro Porro (71).

Reali u kualifikua me rrezultatin e përgjithshëm 7-3 pasi në ndeshjen e parë madrilenët triumfuan 4-2.

Përveç Realit, në gjysmëfinale janë kualifikuar edhe Barça, Valencia e Betisi.