Reali ndalet edhe ndaj Bilbaos, Barcelona tani e vetme në krye

518
Sigal

Real Madrid nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola Athletic Bilbaos në “Santiago Bernabeu”.

Skuadra e Zidane kishte shumë mungesa për arsye dëmtimet, çka u reflektua në rezultatin përfundimtar, ndonëse ata që u aktivizuan nga Zidane dhanë gjithçka në fushën e blertë.

Në pjesën tentativa e Toni Krossit u stampua në traversë, ndërsa në fraksionin e dytë këtë fat e patën Nacho dhe Luka Jovic. Një barazim ky i Realit (i dyti radhazi me shifrat 0-0, pas atij në “El Clasico”) i jep mundësi Barcelonës të shkëputet me dy pikë më shumë në krye të renditjes.