Real Madridi shpërthen ndaj Granadës, ngjitet në krye të La Ligës

194
Sigal

Fitorja e tretë radhazi në La Liga për Real Madrid dhe vendi i parë në renditje.

Ekipi i Carlo Ancelottit fitoi 1-4 në Granada dhe tani kryeson kampionatin spanjoll me 30 pikë, dy më shumë se Sevilla dhe Sociedad.

Marko Asensio zhbllokoi ndeshjen (19’), duke goditur saktë pas një asisti të marrë nga Toni Kroos.

Reali realizoi golin e dytë gjashtë minuta më vonë. Sërish asist i gjermanit dhe finalizim i Nacho Fernandez.

Vendasit reaguan dhe gjetën golin e vetëm me anë të Luis Suarez (34’), i cili pati edhe fat pasi topi u devijua nga mbrojtja e Realit.

Kaq për pjesën e parë, teksa në 45 minutat e dyta Reali vulosi fitoren falë golit të Vinicius Junior (56’).

Kombinime shumë të bukura mes brazilianit dhe Luka Modric, me kroatin që u shfaq altruist.

Francezi Mendy vulosi triumfin me “poker” çerek ore përpara fundit të ndeshjes.

Fitore e rëndësishme për kryeqytetasit, që mesjavën e ardhshme luajnë përsëri në transfertë, këtë radhë kundër Sheriff Tiraspol në Champions League.