Pyetet Presidenti Blatter për skandalin e korrupsionit në FIFA

488
E premte e zezë për Presidentin në detyrë të FIFA-s Sepp Blatter. Zvicerani është marrë në pyetje papritur nga zyrtarët e prokurorisë së Zvicrës në bashkëpunim me autoritetet amerikane.
Blatter kishte planifikuar që të jepte një konferencë shtypi, por në momentet e fundit e ka anuluar duke sjellë ankth dhe panik në zyrat e qeverisë së futbollit botëror.
Blatter akuzohet për korrupsion, keqmenaxhim dhe ryshfet për botërorin e Katarit, por jo vetëm.
Pak ditë më parë u pezullua Sekretari i Përgjithshëm, Jerome Valcke, ndërkohë që për skandalin e korrupsionit në FIFA, deri tani janë disa të arrestuar dhe nën hetim.
Sigal