PSG nuk dorëzohet lehtë, Mbappes i ofrohet pagë më e lartë se…

217
Sigal

Francezit i skadon kontrata në verë dhe thuhet se ka refuzuar disa propozime për rinovim, pasi ëndërron të luajë për Real Madridin, skuadër që në verë bëri dy oferta, por i refuzoi PSG.

PSG tashmë është duke përgatitur ofertë të re dhe duket që do ta bëjë francezin futbollistin më të paguar në skuadër.

Gazetari i “RMC Sport”, Loic Tanzi, raporton se francezët i kanë ofruar rinovim duke e bërë futbollistin më të paguar mbi dyshen Neymar dhe Mbappe.

Sipas tij, lojtarit do t’i duhet kohë derisa të vendos dhe asgjë nuk do vendoset në javët në vijim.

Ndërkohë, PSG do përballet me Real Madridin për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.