PSG bën gati 210 milionë euro për 3 yjet e Realit

505
Sigal

PSG është gati për të bërë revolucionin e radhës në merkato. Klubi i drejtuar nga Nasser Al-Khelaifi sipas “le Parisien” është gati për të transferuar tre yje nga skuadra e Real Madrid.

Plani është për të investuar 210 milionë euro për të rrëmbyer nga Madridi Bale, Isco dhe Kroos. Uellsiani vlen tashmë jo më shumë se 70 milionë euro dhe ka marrëdhënie aspak të mira me Zidane, ndërkohë që edhe spanjolli nuk vlen më shumë se 60 milionë, pasi prej muajsh nuk luan me Realin.

Mesfushori gjerman ndërkohë mund të arrijë deri në 80 milionë euro. Ky plan mund të ndihmohet edhe më shumë nga shitja e mundshme e Cavanit dhe Draxler për t’i investuar më pas në merkato.