Provim italishteje dhe miliona euro, Suarez dhe Juventus gjejnë akordin

766
Sigal

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka gjetur akordin me Juventusin. Sipas raportimit të “Marca”, uruguaiani pritet të firmosë për dy vite me bardhezinjtë, me opsionin për të rinovuar dhe për një sezon tjetër.

Suarezit iu komunikua nga klubi katalanas që të gjente një ekip të ri dhe këto ditë ai është stërvitur veçmas grupit, që tashmë drejtohet nga Ronald Koeman. Edhe pse kontrata e tij me Barcelonën mbaronte në fundin e sezonit, palët kanë rënë dakord për ta prishur atë në mënyrë konsensuale.

33-vjeçari pritet të përfitojë 10 milionë euro neto në sezon në Torino, por përpara transferimit ai duhet të kalojë një tjetër provë. Bomberi nuk disponon një pasaportë të BE, prandaj ai do t’i duhet të marrë një vend ekstrakomunitari në skuadër.

Juventusi ka organizuar kurse të gjuhës italiane për të, pasi kjo është mundësia e tij për të marrë një pasaportë italiane. Madje ai do të japë edhe provimin së shpejti.