Prof.Dr. Mehmet Spahiu: Dukuritë me tifozat, mbi kufijtë e kulturës sportive

39

SUPERIORE/ Flet për “Telegraf” Prof.Dr. Mehmet Spahiu, skanon rrugëtimin në 16 javë

Sigal

Agron Kaja

“Këto dukuri me tifozat, në Tiranë, Shkodër etj, i kanë kaluar kufijtë e kulturës sportive dhe kanë të bëjnë me kulturën dhe edukatën e shoqërisë civile në vendin tonë, e cila shfaq ashpërsi e konfliktualitet.”

Janë luajtur 16 javë kampionat dhe kreu me fundin e renditjes nuk kanë ndryshim, pse ndodh kjo sipas jush?

Kam përshtypjen se kjo renditje është si rezultat i oshilacioneve që kanë skuadrat në formën e tyre sportive. Partizanin dhe Egnatia janë treguar të paqëndrueshëm, Tirana e Vllaznia me ulje e ngjitje nga java në javë.

Vëmendjen kryesore në javën e kaluar e morën dy sfidat e ditës së hënë, Partizani-Skënderbeu 1-1 dhe Teuta-Egnatia 2-2. Si i përshkruani ato?

Kam mendimin se Partizani është më i konsoliduar se Skënderbeu dhe prisja fitoren e tij, edhe pse skuadra korçare sa vjen dhe po konsolidohet. Barazia ishte e merituar, e po kështu edhe për çiftin tjetër Teuta-Egnatia e njëjta situatë.

Në “derbi” tifozët e kthyen stadiumin në ring dhe hodhën sende në fushë, ka patur dhunë në kategori të ulta, mbetet sëmundje e pashërueshme kjo?

Këto dukuri me tifozat, në Tiranë, Shkodër etj, i kanë kaluar kufijtë e kulturës sportive dhe kanë të bëjnë me kulturën dhe edukatën e shoqërisë civile në vendin tonë, e cila shfaq ashpërsi e konfliktualitet. Futbolli i vuan këto pasoja.

Thuajse çdo javë ka patur edhe ankesa për arbitrat, ju si e vlerësoni paraqitjen e tyre në këto 16 javë?

Në përgjithësi gjykimet kanë qënë të mira, por ka patur edhe ndonjë gabim në ndeshje të veçanta. Por aty kanë qënë gabime njerëzore dhe nuk mendoj se ka patur porosi. Nuk kam pikpyetje te ndershmëria e gjyqtarëve, kanë qënë korrektë.

Çfarë konstatoni në këndvështrimin teknik në 16 javët e luajtura të Abissnet Superiore?

Shoh se nuk ka skuadra, sikundër ndodh edhe në Europë, me stabilitet në mënyrën e lojës, në formacionin stabël dhe në elementin taktik të tyre. Këto nocione kanë humbur në këtë kampionat, ku po shohim skuadra pa dukuri specifike.

Java e 17-të luhet më 16 e 17 dhjetor, së pari si e shikoni “klasiken” Tirana-Vllaznia?

Tirana-Vllaznia mendoj se do të luhet në një barazi të plotë, por Tirana me të tilla skuadra di të veprojë, edhe pse me kundërshtar të fortë si Vllaznia. Gjithsesi, Tirana mbetet favorit në këtë “klasike”, të tjerat duken si ndeshje të barabarta.

Po në katër ndeshjet e tjera, mendoni se do të ketë ndonjë surprizë?

Në futboll, surprizat janë gjithmonë të pritshme dhe kështu që kjo javë nuk mund t’i shpëtojë këtij momenti. Do veçoja dy prej tyre, Erzeni-Teuta dhe Skënderbeu-Laçi, ku vetëm këtu mund të kenë vend surprizat e javës.

Duke qënë se jemi në pragun e fundvitit, cilën skuadër e shikoni si “kampione të dimrit”?

Në Abissnet Superiore do të luhen edhe dy javë brenda vitit 2023 dhe çdo gjë mund të ndodhë. Ndoshta, mund të jetë Egnatia si “kampione e dimrit”, por edhe Partizani nuk do ta lejë rehat, pasi në dy ndeshje luan me kundërshtarë të dobët.

ABISSNET SUPERIORE

NDESHJET, JAVA 17

Të shtunën, 16 dhjetor 2023

Kukësi-Partizani                      13:30

Dinamo City-Egnatia  17:00

Të dielën, 17 dhjetor 2023

Tirana-Vllaznia                        13:30

Erzeni-Teuta                13:30

Skënderbeu-Laçi                     17:00

RENDITJA 

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Egnatia                     16        34

2.Partizani                   16        31

3.Tirana                       16        23

4.Skënderbeu  16        22

5.Vllaznia                    16        20

6.Dinamo City 16        19

7.Erzeni                       16        17

8.Laçi                          16        17

9.Kukësi                      16        17

10.Teuta                     16        15

“TELENOVELA E BANKINËS”

Shehi “heq prangat” e Tiranës. Partizani alternativa!

Më në fund, Orges Shehi pritet të ulet në bankinën e “demave”. Ai nuk ka më një çështje të hapur në FSHF, në lidhje me kontratën me Tiranën. Pas rreth dy muaj shkëputje nga stoli bardheblu, Shehi pritet të ulet në stolin e Partizanit vetëm në muajin janar 2024. Në klubin e kuq, jo mediatikisht kanë pranuar se Abilaliaj ishte si “pilot” në drejtimin e skuadrës në këto javë pas largimit të Zoran Zekiç, dhe bllokimit që Tirana i bëri Shehit pas divorcit. Ndërsa durrsaku ka menduar që të ketë në stafin e tij edhe dy ndihmësit, që kishte te Tirana, Artan Karapicin dhe Sebino Plakun. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë rrjedhje edhe nga lojtarë bardheblu.