Sulmuesi i Juventusit Paulo Dybala shërohet nga koronavirusi, ja reagimi i tij

370
Sigal

Paulo Dybala më në fund ka arritur që të mposhtë pandeminë e Covid-19. Sulmuesi i Juventusit ishte prej më shumë se një muaji i prekur nga koronavirusi, teksa ka dalë pozitivë në disa raste.

Ditën e sotme ka qenë vetë sulmuesi argjentinas që ka konfirmuar lajmin e rëndësishëm pas tamponit të fundit, duke shprehur gjithë lumturinë e tij me anë të një fotoje.

“Fytyra ime thotë gjithçka, më në fund jam i shëruar nga Covid-19”, ka shkruar Dybala në postimin e tij në rrjetet sociale.