SUPERIORE/ Prof. Dr. Artan Shyti analizon ecurinë e garës në 18 javë, ja parashikimin për javën e 19-të
Nga Agron KAJA
Superiorja ka luajtur 18 javë, një këndvështrim juaji cili është për ecurinë e garës?
Janë disa elementë. Së pari, ka një farë barazi vlerash, edhe pse ka diferenca në pikë. Por në cilësinë e lojës e performancën sportive nuk janë të mëdha sa pikët. Nuk ka ekip që dominon te të tjerët. Ndeshjet kanë rritje në cilësinë e lojës në raport me sezonin e kaluar.
Nisur nga renditja, mendoni se skuadrat pozicionohen për sa kanë dhënë në fushën e lojës në këto 90 ndeshje?
Normalisht ekipet që renditen më sipër kanë dhënë më shumë, dhe them se ato janë skuadrat më cilësore. Sepse qartësisht rrenditja pasqyron vlerat e skuadrave, por unë këmbëngul se nuk ka diferenca të mëdha mes skuadrave.
Në 8100 minuta lojë zyrtare, cilat janë dukuritë të të spikatura sipas jush?
Dallohen disa ekipe që luajnë më mirë, por ka shumë diferenca te pikët. Nuk ka një diferencë të madhe siç ka ndodhur më parë. Vlerat e lojës kanë qënë të barazuara, luajnë të gjithë në një nivel dhe pa diferenca të mëdha.
Pas ndeshjes “Derbi” Tirana-Dinamo, këtë javë luhen dy “Derbi” për zonën “Final 4”, si i parashikoni?
Për aq sa kam parë, shumë mirë është duke luajtur Dinamo, por edhe Egnatian e shoh në ngritje. Ndërkohë që mendoj se Partizani nuk më bind në lojën e tij, e po ashtu edhe Vllaznia. Premtuese shoh Dinamon dhe Egnatian.
Po tre ndeshjet e tjera të javës së 19-të, si I parashikoni?
Të gjitha jaë ndeshje me rivalitet, shumë interesante dhe të pa parashikueshme. Më bën përshtypje se të gjitha skuadrat janë përmirësuar në lojë dhe mendoj se do të jenë ndeshje me rivalitet e rezultate interesante.
Nisur nga mangësitë që kanë vrejtur, sa mund të ndryshojnë skuadrat në merkaton e janarit?
Konflikti është se trajnerët dhe klubet i dinë se ku i kanë problemet apo mangësitë në skuadrat e tyre, por në merkaton e muajit janar nuk është e lehtë që të gjesh lojtarë të cilët do ti mbyllin pikat e dobëta.
Tifozët sikur i kanë zbrazur shkallët e stadiumeve, pse sipas jush?
Më bën përshtypje mungesa e tifozerisë, sepse nuk ka një politkë të qartë nga klubet dhe FSHF-ja për ta tërhequr tifozerinë. Ka shumë aspekte që mund ta përmirësojnë, sepse në raport me cilësinë e rivalitetin, kjo është një mangësi. Nuk ka një analizë se çfarë duhet bërë për ti sjellë në stadium.
Javën tjetër luhet Superkupa e Shqipërisë, Kukësi-Egnatia, parashikoni surpriza?
Unë e shoh më shumë si një ndeshje përmbyllëse e festive. Nisur nga niveli i kategorisë ku luajnë, por edhe nga realiteti mes tyre, natyrshëm Egnatia veçohet si favorite që ta fitojë këtë Superkupë të Shqipërisë në futboll.
Duke qënë se futbolli shqiptar e mbyll vitin 2024, cili është këndvështrimi juaj analitik?
Mua më duket se në vitin 2024 kemi bërë futboll të mirë, por gjithçka në futboll është relative. Në Shqipëri futbolli është elitar dhe ka qënë në nivel pozitiv në aspektin sportiv. Në aspektin financiar, organizativ dhe të infrastrukturës, ka shumë për të rregulluar.
Skënderbeu zhytet nga Elbasani, Partizani merr kreun
Java e 19-të e Abissnet Superiore, e fundit për vitin 2024, luajti dje dy ndeshjet e para: Skënderbeu-Elbasani 0-2 dhe Partizani-Vllaznia 2-0. Në Korccë, Elbasani u tregua më i saktë me golat e Lleshit në minutën e 64-t dhe Ze Gomesh në minutën e 90-të, duke marrë tri pikë, ndërsa Skënderbeu e mbylli me humbje vitin 2024. Në ndeshjen e mbrëmjes, Partizani e nisi me gol sfidën ndaj Vllaznisë, ku Cara shënoi që në minutën e 2-të. Goli i Murataj vulosi gjithccka, përballë një Vllaznie të lodhur. Të kuqtë marrin kreun provizor në renditje, ndërsa sot luhen dy ndeshje të tjera.

ABISSNET SUPERIORE
Ndeshjet-Java 19
Dje, 20 dhjetor 2024
Skënderbeu-Elbasani 0-2
Partizani-Vllaznia 2-0
Sot, 21 dhjetor 2024
Laçi-Tirana 13:30
Dinamo C-Egnatia 16:30
Nesër, 22 dhjetor 2024
Teuta-Bylis 16:30
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Partizani 19 33
2.Dinamo C 18 31
3.Vllaznia 19 31
4.Egnatia 18 30
5.Elbasani 19 25
6.Teuta 18 22
7.Tirana 18 18
8.Laçi 18 17
9.Bylis 18 17
10.Skënderbeu 19 15
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen, bashkëorganizatorë të Lojrave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Dje në mesditë, takimet mes qeverive e parlamenteve Kosovë-Shqipëri, janë mbyllur me një lajm sportiv. Në konferencën e përbashkët përmbyllëse të dy kryeministrave, Kurti dhe Rama, u nënshkrua marrëveshja për organizimin e Lojrave Olimpike Mesdhetare në vitin 2030, në Kosovë dhe Shqipëri. Ky është edicioni i 21-të i Lojrave Olimpike Mesdhetare “Prishtina 2030”, një vendim i marrë nga organizatorët që në muajin shtator 2024. Me vendim të Komitetit Ndërkombëtar të Lojrave Mesdhetare, Kosova është shteti organizator, por duke qënë se gjeografikisht nuk ka dalje në det, të gjitha sportet e ujit do të zhvillohen në qytetin e Durrësit. Në historinë e tyre, Lojrat Olimpike Mesdhetare janë zhvilluar për herë të parë në Aleksandri të Egjyptit, në vitin 1951, dhe prej atëhere zhvillohen në ccdo katër vjet. Ato janë lojra ku zhvillohen shumësporte, në të cilat merrin pjesë shtete që kanë vendndodhje gjeografike rreth, ose shumë afër Detit Mesdhe. Shqipëria ka marrë pjesë në këto lojra që nga viti 1987, të cilat u zhvilluan në Latakia të Sirisë, ndërsa Kosova merr pjesë për herë të tretë. Lojrat e fundit Olimpike Mesdhetare u zhvilluan në Oran të Algjerisë.



















