Moisi Dalipi: Pandeli Xhaho, mjeshtëri i driblimit me topin e futbollit

152
Sigal

Ka jo pak raste në historinë e futbollit, që futbollistët e dashuruar fort pas lojës të futbollit dhe ndarjen nga jeta ta kenë të lidhur me fushën e futbollit. Kështu i ka ndodhur dhe ish futbollistit vlonjat Pandeli Xhaho. Në moshën 53 vjeçare, ate ditë të 5 korrikut të vitit 2008 në një ndeshje minifutbolli të improvizuar me shokët e tij të topkëmbës dhe pse kanë kaluar rreth 15 vjet nga ajo ditë përsëri, karriera si futbollist i Flamurtarit në vitet 1974-1985, si trajner i moshëve në futboll por dhe si një nga trajnerët e parë vlonjatë të minifutbollit, Pandeli Xhaho ka lënë mbresa dhe vlera për t’u respektuar dhe vlerësuar. Shokët e tij të ish skuadrës, këto ditë të 100 vjetorit të K.F. Flamurtarit lëvizin moshën dhe kujtimet nga vendi, duke sjell në sofrën e bisedave, jetën e tij sportive. Të gjithë ish futbollistë, specialistë, trajnerë dhe tifozë bashkohen në një pikë në mendimet e tyre vlerësuese për Pandeli Xhahon kur thonë: “ Ai ishte një mjeshtër i driblimit me topin e futbollit”. Dhe ky vlerësim ka mbrenda tij të vërtetën se loja e tij me topin e detyronte kundështarin e skuadrave të tjera të pranonte talentin dhe aftësitë e tij me topin e futbollit. Dhe kjo dashuri dhe passion për lojën e topkëmbës ka nisur që në vitet e tij të fëmijërisë, aty në lagjen e tij “Varosh”, kur për orë të tëra do të harrohej duke luajtur me shokët e vet.

Shpesh prindërit e këshillonin t’i përkushtohej më shumë librave dhe shkollës, sepse dëshironin që djali i tyre të bëhej në jetë një njeri i mësuar dhe i përkushtuar për profesionin e trashëguar të familjes atë të këpucarit ose maragozit. Por djaloshi, duke mos lënë mënjanë detyrat e shkollës, do të lidhej shumë ngushtë me futbollin. Në moshën 13 vjeçare ish trajneri tij i parë Haxhi Kapllani do ta bënte pjesë të skuadrës të futbollit të ish Shtëpisë Pionierit të Vlorës. Pjesëmarrja e tij në spartakiadat kombëtare të pionierëve që zhvilloheshin në Durrës, do të bënte që talenti tij të binte në sy të specialistëve të futbollit. I shpejtë , dribliues dhe gjuajtës shumë i aftë me të dy këmbët, jepnin Pandeli Xhahos kënaqësinë që sillte loja e futbollit. Në moshën fare të re ish trajneri I të rinjve të Flamurtarit në ato vite Feredun Bejkosala do ta bëntë pjesë të skuadrës tij. Një sulmues tipik me nuhaje të rrallë përpara portës për dy sezone rresht Pandeli Xhaho do jetë golëshënuesi më i mirë për skuadrën e tij. Në shumë ndeshje loja e tij me aftësit personale integrohej në mënyrën më të mirë të mudshme me lojën kolektive të skuadrës. Ende pa mbushur 19 vjeç në vitin 1974 trajneri Flamurtarit, i paharruari Petrit Arapi do ta rreshtonte Pandeli Xhahon tek ekipi parë përkrah Beanim Nelajt, Mexhit Haxhiut, Nako Saracit, Krenar Shakaj, Mane Zeqirit, Cane Ahmetit, Uran Xhafës, Edmond Licaj, Spiro Curit, Shemsi Ziles, Malekov Zekes, Gëzim Troqes e Bardhyl Xhaferit.

Shumë rigoros në seancat e stërvitjes dhe tepër energjik në minutat e lojës që merrte në ndeshje të ndryshme Pandeli Xhaho do përshtatej me skuadrën dhe shokët e tij edhe pse ishte në moshë më të vogël se ata. Uran Xhafa kujton:- “Shoku im i paharruar Pano Xhaho ishte një sulmues që rrallë do t’i vijë Flamurtarit. Driblimet e tij ngrinin peshë tifozëtnë stadium. Kishte një pasion për futbollin që shumë pak nga ne ishim të tillë. Ai me dy ose tre driblime gjëndej krejt paparitur tek porta e kundështarit. Dhe një veçanti e tij ishte që shënonte gola, kur pak kush e mendonte. E thënë më qartë ishte një fantazi në shërbim të ekipi tonë”. Ardhja si trajner tek Flamurtari i Bejkush Birçes në vitin 1975 do t’i jepte djaloshit 20 vjeçar më shumë hapësirë si titullarë në skuadër. Rinovimi ekipit nga Birce bëri që në skuadër të afrohen dhe talente të tjera të futbollit vlonjatë në ato vite si Kreshin Cipi, Përprarim Lushaj , Petro Ruci , Bujar Braho e Vasil Ruci. Këta elementë së bashku me Agron Sulaj , Leonidha Curin, Vasil Bifshën e Aleko Berberin do të konturonin atë Flamurtar që shumë shpejt do bëhej pjesë e më të mirëve të futbollit shqiptar. Loja e PAndeli Xhahos si sulmues në krahun e djathtë, por dhe si mesfushor i kësaj linje do kishte mbrenda saj virtuzitetin dhe rendimentin e saj të plotë. Në kampionatin e sezonit 1979-1980 sulmuesi vlonjat do të rreshtohej përkrah sulmuesve të njohur si Ilir Përnaska, Astrit Dibra, Dhimitër Xhambazi e Agim Murati. Mbrojtësit kundështar durrasku Niko Jani, lushnjari Skënder Aliko, elbasanlliu Astrit Sejdini, partizanasi Astrit Ziu, tiranasi Antonin Naci dilnin të humbur në dyluftime me këtë sulmues të shpejtë dhe spektakolar në driblimet. Ish mbrojtësi lushnjar Skënder Aliko kujton:-”Xhaho kishte një veti të veçantë që mbante topin shumë afër dhe me një lëvizje të belit të trupit të rrëshqiste me lehtësi. Ne mbrojtësve na ka hapur shumë punë kur luanim kundër Flamurtarit”. Ardhja në krye të skuadrës si trajner i Agron Sulos i ka dhënë një tjetër konfigurim ekipit të Flamurtarit duke hedhur pikatat e skuadrës të përshtatur me futbollin evropian.

Stërvitje, ndeshje dhe rezultate që premtonin shumë. Në skuadër afrohet një kontigjent me futbollistë të rinj dhe shumë cilësor si Taho, Birce, Ziaj, Ferko, Bubeqi, Kushta dhe Gjondeda. Ekipi Flamurtarit në sezonin1981-1982 si skuadër nënkampione merr pjesë në Kupën Ballkanike përballë skuadrës greke A.E.K. të Athinës dhe jugosllavëve të Velezh Mostarit. Pandeli Xhaho shkëlqen në lojën e tij në shërbim të skuadrës me lojën që zhvillon në fushën e blerët. Për dy sezone Flamurtari është nënkampion dhe finalist Kupe. Paragjykimet për skuadrat e rretheve nuk lejojnë skuadrën vlonjate të shijojë fitimin e trofeut edhe pse ndeshjet që zhvillon dhe rezultatet që merr janë tepër pozitive. Këtë gjë e vërteton më mirë sulmuesi potentVasil Ruci kur thotë: “ Në ato dy sezone Flamurtari ka zhvilluar ndeshje të bukura me një stil loje për t’u pasur zili nga të tjerët. Më mirë këtë e treguam pak vite më vonë në pjesë marrjet në Kupat e Evropës. Në ato sezone edhe pse nuk morëm trofe, për arsye që më mirë i dinë ata që drejtonin federatën e futbollit në ato vite. Skuadra jonë tregojë cilësi të lartë. Në këtë mënyrë loje shkëlqeu dhe Pandeli Xhaho. Une e kam pasur shumë mik dhe më duhet të pranoj se ai ka ndikuar shumë në formimin tim si futbollist. Më mbante afër, më këshillonte dhe më ndihmonte të rritesha nga ana cilësore”. Në ato sezone të mira për sulmuesin vlonjat Pandeli Xhaho dikush u kujtua t’i bënte ftesë për ekipin kombëtar. Aktivizohet pak minuta si zëvëndësues në ndeshjen përballë R. F.Gjermane dhe për ndeshjen tjetër përballë Austrisë, “ustallërët” e biografive kishin gjetur “kleçkën” që Pandeli Xhaho nuk duhej ta meritonte pjesmarrjen tek ekipi kombëtar. Kaq ka mjaftuar që sulmuesi vlonjat vetëm pak orë përpara ndeshjes të marrë çantën e të kthehet në Vlorë me mërzitjen e madhe të mos lejimit të luante futboll në një ndeshje të nivelit të tillë. Shumë vite më parë Xhaho rreth kësaj do të shprehej; “ Brezi ynë ka luajtur futboll në kushte të vështira. Na ka mjaftuar një trajtim ushqimor minimal dhe asgjë më shumë. Edhe kur e meritonim pjesëmarrjen në ekipin kombëtar do të na gërmomin në biografinë familjare deri në katër e pesë breza. Unë se dija fare që një kushëririri nënës time, që unë se kam njohur fare, kishte qënë kundër kolektivizimit, ndaj unë nuk duhej të bëja pjesë në ekipin kombëtar”. Paradoksi kohës dhe ai i luftës klasave godiste pa pyetur edhde në sport.

Kjo gjë e trishtoi shumë Pandeli Xhahon që pas kësaj qëndroi në skuadër deri në fund të sezonit 1984-1985, duke shijuar dhe fitimin e trofeut të Kupës Shqipërisë në 8 Shkurt 1985, dhe ti japi lamtumirën futbollit të luajtur kur ishte vetëm 30 vjeç. Pas kësaj për rreth pesë vjet qëndron larg futbollit, duke u kthyer në fillim të vitit 1992 si trajner i përgatitjes të moshave në klubin e futbollit Flamurtari. Në vitin 2000 Pandeli Xhaho do jetë trajneri parë i skuadrës të minifutbollit Flamurtari, duke shpallur atë dy herë kampion kombëtar. Këtë sukses ai do ta përsëriste dhe ekipi tjetër vlonjat i minifutbollit “Edro –Vlora”. Por dhe kjo ëndërr do shuhej shpejt, sepse në 5 korrik 2008, në moshën 53 në një ndeshje minifutbolli me shokët e vet tek Flamurtari dhe të tjerë të ardhur nga Tirana do pësojë një ifrakt akut, duke bërë që ëndërra e tij të ndërpritet në mes shumë shpejt dhe në mënyrë të papritur për të gjithë. Gjithsesi, kanë mjaftuar vitet e karrierës tij sportive si futbollist dhe trajner, që Pandeli Xhaho të mbetet në kujtesën e shokëve dhe podin e më të mirëve në vite për futbollin vlonjatë.