Premiot për triumfin në “Euro 2020”, Anglia lë pas Italinë dhe Gjermaninë

280
Sigal

Teksa jemi në fazën më të nxehtë të dueleve direkte në “Euro 2020”, Italia ka konfirmuar sot premiot për skuadrën në rast suksesi në finalen e Ëembley-t në Kampionatin Europian. Teksa përfaqësueset e tjera të mëdha, kishin zbarkuar në Europian duke ditur shifrat që mund të fitonin, të kaltërit mësuan sot se do të përfitojnë 250 mijë euro për kokë nëse arrijnë fitoren e madhe dhe 200 mijë nëse dalin të dytët. Me paraqitjen e deritanishme, padyshim skuadra e Mancinit meriton një shpërblim të majmë dhe për futbollin e bukur që ka dhuruar.

Gjithsesi do të kenë edhe premio nga 150 mijë euro për gjysmëfinalen dhe 80 mijë për kokë për arritjen në çerekfinale. Krahasuar me rivalët e tjerë të mëdhenj të Europianit, Italia është disi larg nëse e krahasojmë me Anglinë që do të marrë 540 mijë euro për kokë, “kampione” e vërtetë në këtë aspekt teksa në vend të dytë është Belgjika me 435 mijë euro për çdo lojtarë në rast suksesi.

Gjermania dhe Spanja kanë mësuar prej kohësh që premio për lojtarët do të jetë 400 mijë euro për çdo futbollistë nëse fitojnë në finale dhe më pas vijnë Franca e Portugalia me 340 mijë euro premio, pak më shumë se 320 mijë eurot që u janë premtuar danezëve.

Ndërkohë që më dorështrënguara nga ekipet e mëdha të Europianit është Holanda që do të marrë vetëm 200 mijë euro për kokë për çdo lojtarë. Shifrën më të lartë të premtuar për kombëtaren e mban Turqia ku në Europianin e 2016 çdo lojtari u ishte premtuar 750 mijë euro për kokë, por që nuk i motivoi aspak, pasi Turqia u eliminua që në fazën e grupeve, madje duke mos marrë asnjë pikë.

PREMIOT

Anglia        540 mijë euro
Belgjika     435 mijë euro
Gjermania  400 mijë euro
Spanja       400 mijë euro
Franca       340 mijë euro
Portugali    340 mijë euro
Italia         250 mijë euro