Portugalia shpall listën e lojtarëve për Ligën e Kombeve

478
Sigal

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka zbuluar listën e futbollistëve të cilëve u ka dërguar ftesë për fazën finale të Ligës së Kombeve.

Do të jetë edhe Cristiano Ronaldo për të tentuar trofeun e edicionit të parë të këtij turneu.

Mungesa që bie në sy është ajo e Andres Silvas, që luan te Sevilla i huazuar nga Milani.

Portugalia do të përballet më 5 qershor me Zvicrën, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të luhet një ditë më pas mes Holandës dhe Anglisë.

Lista e Portugalisë

Portierë: Beto, Rui Patricio, Jose Sa

Mbrojtës: Raphael Guerreiro, Mario Rui, Nelson Semedo, Joao Cancelo, Ruben Dias, Pepe, Jose Fonte

Mesfushorë: Bruno Fernandes, Danilo Pereira, William Carvalho, Pizzi, Ruben Neves, Joao Moutinho

Sulmues: Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota, Dyego Sousa, Joao Felix, Goncalo Guedes, Rafa Silva