Ibra ‘bën’ Ibrën: Do të luaj në këto nivele deri 50 vjeç

261
Sigal

Zlatan Ibrahimovic poston një tjetër mesazh unik në Twitter.

Bomberi suedez, i cili është shumë pranë rinovimit të kontratës me Milanin edhe për një tjetër sezon ua ka bërë të qartë tifozëve kuqezinj, por edhe të gjithë fansave të futbollit se është të luajë në nivele të larta futboll deri në moshën 50-vjeçare.

Nëse Ibra do ta mbajë premtimin kjo mbetet për t’u parë por me këtë postim Zlatan ka dhënë një tjetër sinjal se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ajo që di të bëjë më mirë, futbolli i luajtur.

‘Mund të luaj në këto nivele deri në moshën 50-vjeçare’, lexohet në foto. ‘Jam dakord me Zlatanin’, shkruan ‘gjiganti’ i sulmit sipër fotos, duke krijuar ilaritet të madh te tifozët e shumtë.