Policia masa për sigurinë gjatë ndeshjes Shqipëri-Francë në “Elbasan Arena”

388
Policia e Elbasanit ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë për zhvillimin sa me normal të ndeshjes së sotme, Shqipëri-Francë, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”. Mësohet se do të angazhohen forca të Ndërhyrjes së Shpejt, punonjës të qarkullimit rrugor si dhe ata të rendit. Forcat e rendit i kanë ftuar drejtuesit e automjeteve që të minimizojnë lëvizjen, pasi do të ketë rrugë të bllokuara.
Në kuadër të ruajtjes së rendit, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në disa akse. Përkatësisht:
Do të bllokohet shëtitorja nga Stadiumi deri tek 1 maji
Nga Bashkia deri tek Shkolla Pedagogjike
Nuk do të lejohen parkimet ne sheshin përpara Pallatit Sportit
Nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikes
Sakaq, policia e Elbasanit ka bërë me dije se tifozët do të hyjnë dy orë para ndeshjes në stadium, me qëllim shmangien e radhës.
“Lidhur me ndeshjen do të angazhohen punonjës policie nga FNSH-ja (forcat e ndërhyrjes se shpejte), nga Sektori qarkullimit rrugor, nga Seksioni Rendit, nga Seksioni i parandalimit të hetimit të krimeve. Nuk do te lejohen marrja e fëmijëve të mitur pa u pajisur me biletë. Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet janë të lutur të mos kenë me vete: sende të forta, shishe (të çfarëdolloji), fishekzjarrë”, citohet në deklaratën e policisë së Elbasanit.
Sigal