Mançester Junatid ka ndërprerë kontratën me Kristiano Ronaldon.
Klubi ka njoftuar se sulmuesi portugez largohet nga skuadra menjëherë pas prishjes së marrëveshjes me pëlqim të dyanshëm.
Më herët, futbollisti 37-vjeçar ka dhënë një intervistë në të cilën ka kritikuar drejtimin e Mançester Junatid dhe trajnerin Erik ten Hag.
Ronaldo shënoi 145 gola në 346 ndeshje në dy periudha për Mançester Junatid