Pogba nuk do të luajë më te Manchester United

562
Sigal

Mesa duket Paul Pogba nuk do të luajë më te Manchester United.

Rrugët mes tyre janë të destinuara të ndahen në fund të këtij sezoni.

Këtë lajm e ka publikuar tabloidi britanik ‘Mirror’ sipas të cilit, francezi është gjithnjë e më shumë i bindur të lërë Djajtë e Kuq në merkaton e verës për të vijuar karrierën e tij te një skuadër tjetër. Nuk është hera e parë që flitet për vendosmërinë e Pogba për t’u larguar nga Old Trafford në fund të këtij sezoni. Ditë më parë, tabloidi ‘Daily Mail’ bëri të ditur se këtë objektiv francezi ua kishte bërë të ditur edhe shokëve të tij të skuadrës te Manchester United.

Ky lajm i ‘Mirror’ nuk bën gjë tjetër veçse vë në lëvizje 2 prej klubeve që e kanë kërkuar me ngulm shërbimin e Pogbasë, Realin e Madridit dhe Juventusin.

Gjithnjë sipas ‘Mirror’, Manchester United ka mundësinë për të zgjatur kontratën e Pogba edhe për një sezon tjetër, por francezi e ka thënë qartë se nuk ka ndërmend që të vijojë më karrierën te Djajtë e Kuq.