Transportonte drogë, 21-vjeçari shqiptar dëbohet nga Anglia

545
Sigal

Një shtetas shqiptar u arrestua nga policia duke transportuar drogë në Angli.

21-vjeçari u ndalua në zonën e Worcester, pasi ishte duke ecur me shpejtësi të madhe në rrugë. Pasi u ndalua, të riut, i identifikuar si Elton Keqa, i është gjetur dhe një kilogram drogë në mjetin që ai drejtonte.

Policia e pikasi të riun shqiptar, pasi ishte duke ecur me mbi 100 kilometra në orë me makinë në rrugë.

I riu deklaroi përpara policëve se po nxitonte për të çuar së ma parë drogën në destinacion. Ai gjithashtu deklaroi se “ishte me kombësi shqiptare” dhe kishte vetëm disa muaj që kishte shkuar në tokën angleze.

Përveç kësaj, policia i gjeti 21-vjeçarit shqiptar edhe 265 paund dhe tre telefona celularë. Avokati mbrojtës i të riut shqiptar është shprehur se “Elton Keqa kishte vetëm disa muaj në Angli. Ai nuk gjeti një punë tjetër ndaj u detyrua të transportonte drogën”.

Ndërkohë, avokati është shprehur se klienti i tij e kishte “herën e parë” që kryente një veprim të tillë. Ai konfirmoi se procedurat për dëbimin e 21-vjeçarit nga Anglia kishin nisur sapo i riu ishte arrestuar.