Jo vetëm Liga e Kampioneve, por dhe Liga e Europës nuk kursen spektaklin dhe emocionet. Plot 35 gola u realizuan në 8 sfidat e para të orëve 16:00 dhe 18:55. Milani nuk ia doli të largohet me avantazh nga Beogradi, teksa Crvena Zvezda arriti ta barazonte në fund 2-2. Një “luftë” e vërtetë ishte ajo mes Jang Boisit dhe Bajer Leverkusenit. Zviceranët udhëhiqnin 3-0 pas 45 minutave të para, por gjermanët ditën të barazonin takimin. Megjithatë, ekipi që eliminoi Tiranën në “play-off” ia doli të shënonte dhe golin e katërt dhe të fitonte sfidën.
REZULTATET
FT| DINAMO KIEV-BRYZH 1-1
FT| CRVENA ZVEZDA-MILAN 2-2
REAL SOCIEDAD-MANÇESTER JUNAJTID 0-4
BRAGA-ROMA 0-2
KRASNODAR-DINAMO ZAGREB 2-3
OLIMPIAKOS-PSV 4-2
SLAVIA PRAGA-LEIÇESTER 0-0
VOLFSBERGER-TOTENHEM 1-4
YOUNG BOYS-BAJER LEVERKUSEN 4-3