Erisa Xhixho: Bashkë, duhet të rikthejmë shpresën dhe ta bëjmë Shqipërinë tonë vendin e mundësive të barabarta për të gjithë, jo parajsën e disave

221
Sigal

Mbrëmjen e sotme, ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka treguar se LSI ka një plan të qartë dhe të realizueshëm, duke mbështetur edukimin cilësor dhe arsimin profesional të lidhur me tregun e punës, që do të garantojë punësim dhe paga cilësore për të rinjtë.

“Familje të thjeshta, që me sa mund e djersë edukojnë e rrisin një brez të ri të shkëlqyer, vajza e djem të talentuar si Tea, që meritojnë më shumë mundësi, përkrahje, ndihmë, për të ecur përpara. Ndaj, bashkë, duhet të rikthejmë shpresën dhe ta bëjmë Shqipërinë tonë vendin e mundësive të barabarta për të gjithë, jo parajsën e disave.”,- shprehet Xhixho në postimin e saj.


Postimi i saj i plotë:

Kjo vajzë kaq e paqtë, nxënëse e shkëlqyer, me ëndrra e dëshira të shumta është një model për gjithë moshatarët e saj.

Tea Muça, kjo gjimnaziste me rezultate shumë të larta në IT , të impresionon sa nis e flet për dashurinë që ka për shkollën, me gjithë vështirësitë e shumta ekonomike me të cilat përballet çdo ditë familja e saj. Duke mos e venitur buzëqeshjen me tregon për sakrificat që bën mamaja e saj për të siguruar të ardhurat e për të mbajtur familjen.

Familje të thjeshta, që me sa mund e djersë edukojnë e rrisin një brez të ri të shkëlqyer, vajza e djem të talentuar si Tea, që meritojnë më shumë mundësi, përkrahje, ndihmë, për të ecur përpara.

Ndaj, bashkë, duhet të rikthejmë shpresën dhe ta bëjmë Shqipërinë tonë vendin e mundësive të barabarta për të gjithë, jo parajsën e disave.

Tea dhe të rinjtë si ajo janë e ardhmja, dhe për ta LSI-ja ka një plan të qartë e të realizueshëm, duke mbështetur edukimin cilësor, posaçërisht arsimin profesional të lidhur me tregun e punës, që do garantojë punësim dhe pagë dinjitoze.

#ShqiperiaShtepiaJuaj