Një flamur amerikan para derës së SHISH vë në alarm institucionet, ja çfarë u zbulua

206
Sigal

Tre institucione, shërbimi sekret vendas, antiterrori dhe Prokuroria u vunë në kërkim të një të panjohuri, i cili në fund të muajit janar la si dhuratë në hyrje të Shërbimit Informativ Shtetëror një flamur amerikan dhe më pas u largua në drejtim të paditur.

Sipas burimeve pas  një sërë veprimesh ku u përfshi edhe marrja në pyetje e rojës së Shish, si  dhurues i flamurit amerikan u  zbulua se ishte Luis Shyti, 32 vjeç nga një fshat i Tiranës.

Bëhet me dije se  shërbimi sekret ka kërkuar bashkëpunim me policinë për të rënë në gjurmët e  personit në fjalë, i cili pas kërkimeve dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë,  u mësua se nuk ka asnjë ngarkesë kriminale dhe gjithashtu as rrezikshmëri shoqërore.

Sidoqoftë për të mbërritur në ketë konkluzion autoriteteve u është dashur ta mbajnë disa javë nën vëzhgim të riun  derisa janë bindur se  ketë veprim e ka bërë  pa pasur qëllime të tjera veç dhuratës.

Në përfundim theksohet se hetimi i mëtejshëm i SHISH dhe antiterrorit iu delegua për veprime shtesë prokurorisë që siç  thekson në rrugë jozyrtare do të shpallë mos fillimin. Nuk ka vepër penale tha një burim jozyrtar ndaj çështja do të mbyllet.